Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën
Sport

Alonso do ta rinovojë kontratën me Barçën

Mbrojtësi i krahut të majtë, Marcos Alonso, së shpejti do ta rinovojë kontratën me skuadrën e Barcelonës, ka njoftuar “Mundo Deportivo” të premten.

Mësohet se palët janë në negociata të avancuara dhe marrëveshja do të zyrtarizohet në fillim të vitit të ardhshëm.

Alonso iu bashkua Barcelonës para fillimit të këtij sezoni nga Chelsea dhe pati firmosur kontratë njëvjeçare.

Atij i është ofruar rinovimi i kontratës edhe për dy vjet, me opsionin e vazhdimit deri në vitin 2026.

Alonso këtë edicion në 12 paraqitje për Barcelonën në të gjitha garat ka shënuar një gol.

Artikuj të ngjashëm