Marcos Alonso do të jetë pjesë e Barcelonës edhe pas përfundimi të sezonit aktual, ka njoftuar “Mundo Deportivo” të shtunën.
Bëhet e ditur se Alonso, parimisht ka vendosur ta rinovojë kontratën me klubin spanjoll që i skadon në fund të këtij sezoni.
Ai do të firmos edhe për dy vitet e ardhshme për të mbetur pjesë e Barçës deri në verën e vitit 2025.
Negociatat mes palëve tashmë janë mbyllur dhe zyrtarizimi i marrëveshjes së Alsonsos do të bëhet në fillim të vitit të ardhshëm.
32-vjeçari para fillimit të këtij sezoni iu bashkua Barcelonës nga Chelsea. Ai ka regjistruar 12 paraqitje dhe ka shënuar një gol.
Artikuj të ngjashëm