Marcos Alonso do të largohet nga Chelsea në verë për t’iu bashkuar Barcelonës, ka njoftuar “Fichajes” të enjten. Mësohet se Alonso ka arritur marrëveshje në parim me Barcelonën dhe tashmë ka njoftuar zyrtarët e Chelseat.
Alonso është i vendosur të largohet nga Chelsea, pasi ka refuzuar rinovimin e kontratës që i skadon vitin e ardhshëm. 31-vjeçari me Barcelonën pritet të firmosë kontratë trevjeçare, kurse ekipi spanjoll do të paguajë për kartonin e tij rreth dhjetë milionë euro.
Alonso këtë edicion në të gjitha garat ka shënuar katër gola dhe ka bërë gjashtë asistime. Ai është pjesë e ekipit londinez prej vitit 2016.