Marcos Alonso është zyrtarizuar si futbollist i ri i Barcelonës.
Pas disa muajsh negociata me Chelsean, transferimi i tij ka përfunduar pasi mbrojtësi i krahut të majtë e ndërpreu kontratën me “blutë e Londrës”.
Ai ka nënshkruar kontratë me Barçën deri më 30 qershor të vitit 2023, ndërsa i është vendosur klauzola e lirimit prej 50 milionë eurove.
Alonso kishte debutuar në La Liga me Real Madridin, ndërsa karrierë ka bërë kryesisht në Angli. Ka luajtur me skuadrat si Bolton Wanderers, Sunderland e Chelsea, ndërsa për gjashtë muaj luajti edhe te Fiorentina në Serie A.
Ka fituar gjashtë trofe, Premier Leaguen, Kupën e Botës për Klube, Ligën e Evropës, Superkupën e Evropës, Kupën FA dhe Ligën e Kampionëve në vitin 2021.