Barcelona dhe mbrojtësi i krahut, Marcos Alonso, kanë arritur marrëveshje për rinovimin e kontratës deri në fund të sezonit 2023/24, ka njoftuar klubit nga La Liga të premten.
Alonso iu bashkua Barcelonës në fillim të këtij sezoni si lojtar i lirë pasi e shkëputi kontratën me Chelsean dhe pati firmosur kontratë vetëm për një vit.
32-vjeçari ka shënuar dy gola në 19 paraqitje prejse u transferua në “Camp Nou”. Ai gjatë kësaj periudhe, ka luajtur në çdo pozitë të mbrojtësit te Barcelona dhe pëlqehet shumë nga trajneri Xavi Hernandez.
Alonso është aktivizuar si mbrojtës i majtë, i djathtë dhe qendërmbrojtës. Krahas rinovimit të kontratës, Barcelona ka përfshirë edhe një klauzolë lirimi në vlerë prej 50 milionë eurosh për lirimin e Alonsos.