Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën
Sport

Barça mbetet edhe pa Alonson

Skuadra e Barcelonës ka mbetur edhe pa mbrojtësin e krahut të majtë, Marcos Alonso ka njoftuar të premten “Mundo Deportivo”. Alonso është dëmtuar në stërvitje dhe patjetër duhet ti nënshtrohet operimit. Ai brenda pak ditëve do të operohet, ndërsa nuk do të jetë në gjendje të kthehet në fushë deri në muajin mars të vitit të ardhshëm.

33-vjeçari këtë edicion ka vetëm shtatë paraqitje për Barcelonën, ndërsa në qershor të vitit të ardhshëm do të mbetet lojtar i lirë. Ai edicionin tjetër, pritet të jetë pjesë e Atletico Madridin pasi thuhet se tashmë ka arritur marrëveshje me skuadrën nga kryeqyteti spanjoll.

Alonso verën e shkuar iu bashkua Barcelonës, ndërsa karrierë ka bërë edhe te Chelsea, Fiorentina, Sunderlandi e Boltoni.