Futboll

Dani Olmo mungon disa javë

Olmo

Futbollisti i Barcelonës, Dani Olmo, ka pësuar tjetër lëndim të martën në mbrëmje në fitoren 3:1 kundër Atletico Madridit. Ai u lëndua menjëherë pasi shënoi një gol.

Olmo pësoi lëndim të shpatullës dhe do t’i mungojë Barcelonës disa javë, ka raportuar “Mundo Deportivo” të mërkurën.

Këtë edicion e po ashtu edhe në edicionin e kaluar, Olmo i mungoi Barcelonës në periudha të gjata. Mesfushori shihet si model dhe kujdeset shumë për trupin e tij. Megjithatë ai vazhdon të lëndohet.