Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën
Futboll

Olmo nuk e mendon largimin nga Barcelona

nuk është duke e menduar largimin nga skuadra e Barcelonës, shkruan të shtunën

Dani Olmo nuk është duke e menduar largimin nga skuadra e Barcelonës, shkruan të shtunën “Marca”.

Së fundi ka pasur shumë spekulime se Olmo do të largohet nga Barça në afatin kalimtar veror. Por spanjolli dëshiron që të jetë sa më gjatë pjesë e gjigantit katalunjas.

Trajneri i Barçës, Hansi Flick, ka besim të madh te mesfushori me tipare sulmuese.

Olmo do të përfitojë një rritje page në edicionin e ardhshëm, siç është parashikuar në kontratën e tij.

28-vjeçarit kontrata me klubin e madh spanjoll i përfundon në verën e vitit 2030.

Edhe Casado pritet të largohet nga Barcelona Futboll 1 muaj më parë Casado pritet të largohet nga Barcelona

Ai në edicionin 2025/26 në 49 ndeshjet e zhvilluara në të gjitha garat shënoi tetë gola dhe bëri dhjetë asistime.

Olmo iu bashkua Barçës në vitin 2024 nga RB Leipzigu për 61 milionë euro.