Sulmuesit Ferran Torres dhe Dani Olmo kanë pësuar lëndime gjatë angazhimit me Përfaqësuesen e Spanjës.
Që të dy luajnë për skuadrën e Barcelonës.
Torres do t’i mungojë Spanjës të martën në ndeshjen ndaj Bullgarisë.
Por ai pritet të jetë i gatshëm për Barçën në ndeshjen e ardhshme në La Liga ndaj Gironas.
Ndërkohë Olmo, siç kanë raportuar të hënën mediumet spanjolle, do të mungojë për tri javë. Ai është në dyshim për “El Clasicon” e 26 tetorit.
Torres dhe Olmo kanë lëndime muskulore.
25-vjeçari Torres me Barçën këtë edicion ka pesë gola dhe një asistim në dhjetë ndeshje. 27-vjeçari Olmo ka një gol dhe dy asistime.