Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën
Sport

Atletico Madridi me ofertë për Destin

Atletico Madridi ka shprehur interesim për mbrojtësin e krahut të Barcelonës, Sergino Dest.

Sipas mediave spanjolle, trajneri Diego Simeone e sheh mbrojtësin e krahut të djathtë si zëvendësues të Kieran Trippierit që do të shitet gjatë janarit.

Madrilenët thuhet se janë të gatshëm të ofrojnë rreth 20 milionë euro dëmshpërblim për 21-vjeçarin.

Dest këtë sezon ka bërë 12 paraqitje për Barcelonën duke bërë edhe tre asistime. Ai ka kontratë me katalonjasit deri në vitin 2025.

Artikuj të ngjashëm