Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën
Sport

Unitedi në negociata të avancuara për Destin

Manchester Unitedi është në negociata të avancuara me Barcelonën për transferimin e mbrojtësit të krahut, Sergino Dest.

Sajti spanjoll “Sport” ka shkruar të mërkurën se marrëveshja mes klubeve për transferimin e Destit mund të arrihet brenda kësaj jave.

Për ta lënë të lirë Destin, Barcelona po kërkon 20 milionë euro.

Ndërsa, Unitedi ka ofruar 17 milionë euro për kartonin e tij dhe gjasat janë të mira për të siguruar shërbimet e 21-vjeçarit.

Edhe pse Dest nuk po dëshiron të largohet nga Barcelona, janë drejtuesit e klubit spanjoll që po e shtyejnë drejt largimit për t’i përmirësuar bilancet financiare. Ai ka kontratë me Barçën deri në vitin 2025.