Sergino Dest mund të shitet këtë afat kalimtar nga Barcelona. Mbrojtësi i krahut të djathtë nuk ka arritur të bindë me paraqitjet e tij në “Camp Nou”.
Mediat spanjolle bëjnë të ditur se trajneri Xavi Hernandez nuk llogarit në shërbimet e tij në sezonin e ri.
Në garë për 21-vjeçarin së fundmi ka hyrë skuadra e Manchester Unitedit. Trajneri Erik ten Hag po synon ta bindë lojtarin të transferohet në “Old Trafford”.
Ten Hag dhe Dest në të kaluarën kanë punuar tek Ajaxi.
Te Barcelona janë të gatshëm ta lejojnë largimin e lojtarit për 20 milionë euro.
Artikuj të ngjashëm