Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën
Sport

Unitedi insiston për Destin

Skuadra e Manchester Unitedit po insiston në transferimin e mbrojtësit të krahut të djathtë, Sergino Dest, ka raportuar “Diario Sport” të enjten.

Bëhet e ditur se Unitedi i ka ofruar Barcelonës 20 milionë euro për reprezentuesin amerikan, të cilin po synon ta transferojë gjatë kësaj vere.

Trajneri i ri i Unitedit, Erik ten Hag, është ai që po insiston në transferimin e Destit, me të cilin ka punuar tek Ajaxi.

Dest iu bashkua Barcelonës në vitin 2020, por këtë edicion nuk ka pasur hapësirë të madhe dhe nuk bën pjesë në planet e trajnerit Xavi Hernandez për sezonin e ri.

21-vjeçari që ka kontratë me ekipin spanjoll deri në vitin 2025, ka vetëm tri asistime në 31 paraqitje këtë edicion.

Artikuj të ngjashëm