Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën
Sport

Dest kërkohet nga klube të Anglisë

Mbrojtësi i Shteteve të Bashkuara të Amerikës, Sergino Dest është në shënjestër të dy skuadrave të Premier Leagues, West Hamit dhe Crystal Palaces. Kështu, ka raportuar të enjten sajti “Sport”.

Mbrojtësi i krahut, është i huazuar te Milanit nga skuadra e Barcelonës deri në fund të sezonit aktual. 22-vjeçari me Barcelonën ka kontratë deri në verën e vitit 2025. Ai më herët karrierë ka bërë edhe te Ajaxi në Holandë.

Barcelona nuk e ka në planet e saj për të ardhmen. Dest me fanellën e Milanit është paraqitur në 14 ndeshje në të gjitha garat, ndërsa për SHBA-të ka shënuar dy gola në 23 paraqitje.

Artikuj të ngjashëm