Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën
Sport

Desti synon të zërë vend në formacionin e Xavit

Pas edicionit aspak të suksesshëm së fundmi, Sergino Dest shpreson që ta bindë Xavi Hernandezin për një vend në formacionin titullar.

Xavi nuk e dëshironte Destin në fillim edicionit 2022/23 dhe mbrojtësi i krahut të djathtë u huazua te Milani në Serie A.

Me “rossonerët”, Dest luajti në vetëm tetë ndeshje në elitën e futbollit italian.

Tani ai është kthyer te Barcelona për përgatitje, para nisjes në SHBA ku “blaugrana” do të përgatitet për sezonin e ri.

Ndeshjen hapëse, Barcelona e luan në udhëtim te Getafe më 13 gusht.

Edhe Dest: Xavi nuk ishte i sinqertë me mua Futboll Dest: Xavi nuk ishte i sinqertë me mua

“Nuk dua t’u jap informata se çfarë kemi diskutuar. Më ka thënë që do të më jap edhe një shans për ta treguar veten. Trajneri më ka thënë se kam kualitete, por gjithçka varet nga unë dhe duhet t’ia shfaq ato”, ka thënë Dest në një konferencë për shtyp të shtunën.

Barcelona fazën parasezonale e hap me ndeshjen kundër Juventusit më 22 korrik. Katër ditë më vonë luan me Arsenalin. Më 29 korrik luan me Real Madridin, ndërsa me Milanin ballafaqohet më 1 gusht.