Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën
Sport

Barcelona liron Destin

Mbrojtësi i krahut të djathtë, Serginho Dest është në kërkim të një ekipi të ri, pasi është lënë i lirë nga Barcelona. “Mundo Deportivo” shkruan të hënën se Barcelona ia ka shkëputur amerikanit kontratën pasi nuk ka gjetur blerës për kartonin e tij.

22-vjeçari kishte kontratë me Barcelonën deri në vitin 2025 dhe tani ka gjasa të mëdha për të gjetur ekip për shkak se është lojtar i lirë. Edhe pse ishte në fazën përgatitore me ekipin spanjoll, Dest nuk e ka bindur trajnerin Xavi Hernandez, i cili ka dhënë lejen për ta lënë të lirë.

Në fakt, ai luajti në 15 minutat e fundit në fitoren 3:0 ndaj Real Madridit, por nuk tregoi ndonjë paraqitje të mirë.

Dest iu bashkua Barçës në vitin 2020 nga Ajaxi, ndërsa edicionin e shkuar ishte i huazuar te Milani, ekip që nuk bleu kartonin e tij për 10 milionë euro.

Artikuj të ngjashëm