Mbrojtësi Sergino Dest ka folur për kohën që e kaloi te skuadra e Barcelonës nën drejtimin e trajnerit Xavi Hernandez. 23-vjeçari deklaroi se Xavi nuk ishte i sinqertë me të dhe nuk i dha mundësinë për ta dëshmuar veten te Barça.
“Xavi nuk ishte i sinqertë me mua. Në verë, para se të shkoja në pushime më tha: po llogaris në ty, mos dëgjo mediat. Pastaj kur u ktheva nga pushimet më tha: në rregull, duhet të shkosh. Gjërat shkuan mirë në nivel individual. Por në fund unë isha i ri këtu, shokët nuk më njihnin. Stili im është të rrezikoj me topin, por më kërkuan të luaja ndryshe”, ka thënë Dest në një intervistë për “Diario Sport”.
Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën.
Gazetaria profesionale është interes publik. Mbështetja juaj ndihmon që ajo të mbetet e pavarur dhe e besueshme. Kontribuoni edhe ju. 1 euro e bën dallimin.
Letër lexuesit — pse po kërkojmë mbështetjen tuaj KontribuoDest u transferua te Barcelona në vitin 2020. Më pas ai u huazua te Milani dhe PSV Eindhoveni. Te klubi holandez u transferua si futbollistë i lirë në afatin kalimtar të verës. Dest është i lindur në Holandë por i ka 33 paraqitje me SHBA-në.