Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën
Sport

Xavi me ultimatim për të mbetur në krye të Barçës

Trajneri i Barcelonës, Xavi Hernandez është nën presion të madh pas humbjes nga Real Madridi në finalen e Superkupës së Spanjës.

Barcelona, të dielën mbrëma u mposht 4:1 nga Real Madridi në ndeshjen e luajtur në Arabinë Saudite dhe tani e ardhmja e Xavit është vënë nën dyshim të madh. “Mundo Deportivo” ka raportuar të martën se Xavit i është dhënë ultimatum për ta ruajtur vendin e punës për shkak se hierarkia e klubit nuk është e kënaqur me rezultatet e këtij edicioni.

Thuhet se Xavi ka tri ndeshje kohë për ta kthyer Barcelonën te rezultatet pozitive, në të kundërtën do të shkarkohet në fillim të muajit të ardhshëm. Xavi është në krye të Barcelonës prej nëntorit të vitit 2021 dhe ka kontratë deri në verën e vitit të ardhshëm.