Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën
Sport

Xavi pritet të largohet nga Barça

Xavi

Trajneri Xavi Hernandez pritet të largohet nga skuadra e Barcelonës. Pas eliminimit në Kupën e Spanjës, Xavi ka paralajmëruar se është i gatshëm për të ofruar dorëheqjen nëse i kërkohet një gjë e tillë nga drejtuesit e klubit.

“Mundo Deportivo” ka shkruar të enjten se fati i Xavit mund të vendoset gjatë kësaj jave, pasi trajneri do ta ketë një takim me krerët e klubit, të cilët aspak nuk janë të kënaqur me rezultatet e këtij edicioni.

Eliminimi nga Kupa e Spanjës erdhi pak javë pas humbjes në finalen e Superkupës së Spanjës, ndërsa në kampionat, Barcelona është e treta në tabelë.

44-vjeçari është në krye të Barcelonës prej nëntorit të vitit 2021 dhe ka kontratë deri në verën e vitit të ardhshëm. Nën drejtimin e tij, Barcelona ka të fituar një titull dhe një Superkupë të Spanjës.

Artikuj të ngjashëm