Trajneri i Barcelonës, Xavi Hernandez, ka thënë se “do të bëhej gati dhe do të largohej”, nëse lojtarët e humbin besimin në të.
Barça humbi 4:1 nga rivali, Real Madridi, në finale të Superkupës së Spanjës të dielën dhe është në vendin e katërt në La Liga, tetë pikë prapa Gironas.
“E dua këtë klub. Jam këtu për të sjellë diçka të mirë. Nëse nuk mundem, largohem”, ka thënë ish-mesfushori i Barcelonës, që në krye të skuadrës erdhi në nëntor të vitit 2021. “Nëse nuk do ta fitoja La Ligan vitin e kaluar, nuk do të isha këtu”, theksoi ai.
Xavi, i cili fitoi 25 trofe gjatë karrierës si futbollist te Barcelona, si trajner ka punuar edhe tek Al-Saddi në Katar.