Atletico Madridi edhe zyrtarisht ka nisur negociatat me sulmuesin e Liverpoolit, brazilianin Roberto Firmino.
“AS” ka raportuar të martën se Atletico tashmë i ka bërë ofertë zyrtare Firminos, i cili në fund të sezonit do të mbetet lojtar i lirë.
31-vjeçari tashmë ka njoftuar për largimin e tij nga Liverpooli në fund të sezonit dhe po shqyrton ofertat e klubeve tjera për ta vazhduar karrierën.
Mësohet se Atletico i ka ofruar atij kontratë dyvjeçare me opsionin e rinovimit edhe për një vit tjetër. Megjithatë, në garë për Firminon janë edhe Juventusi e Interi.
Këtë edicion, ai ka shënuar 10 gola dhe ka bërë 5 asistime deri më tani, ndërsa është pjesë e Liverpoolit prej vitit 2015 kur iu bashkua nga Hoffenheimi.