Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën
Sport

Interi në garë për Firminon

Skuadra e Interit është futur në garë për shërbimet e sulmuesit të Liverpoolit, Roberto Firmino, përcjell “Gazzetta dello Sport” të enjten. Braziliani ende nuk i ka nisur negociatat me Liverpoolin për rinovimin e kontratës dhe tek Interi po shpresojnë ta bindin Firminon për t’u transferuar në Itali.

Ai ka kontratë me Liverpoolin deri në fund të sezonit dhe ka tërhequr vëmendjen edhe të skuadrave të tjera të Evropës.

Interi është gati t’i ofrojë Firminos kontratë trevjeçare me opsionin e rinovimit edhe për një vit tjetër dhe së shpejti pritet ta kontaktojë sulmuesin.

Firmino është pjesë e Liverpoolit prej vitit 2015, kurse këtë edicion ka 9 gola në të gjitha garat.

Artikuj të ngjashëm