Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën
Sport

Firmino pranë rinovimit të kontratës

Sulmuesi Roberto Firmino ka gjasa të mëdha të mbetet te Liverpooli edhe pas përfundimit të sezonit aktual. “The Sun” ka njoftuar se ai ka nisur negociatat me klubin anglez për rinovimin e kontratës dhe bisedat e para ishin shumë pozitive nga të dyja palët.

Firmino ka kontratë me Liverpoolin deri në fund të sezonit, ndërsa trajneri Juergen Klopp po dëshiron që ta ketë në ekip edhe në të ardhmen. MLiverpooli i ka ofruar atij rinovimin e kontratës deri në vitin 2025, me opsionin e vazhdimit edhe për një vit tjetër.

31-vjeçari është pjesë e Liverpoolit prej vitit 2015, ndërsa këtë sezon ka shënuar nëntë gola dhe ka asistuar katër herë në 21 paraqitje në të gjitha garat.