Drejtuesit e Liverpoolit janë të vendosur për ta mbajtur në ekip sulmuesin Roberto Firmino përtej këtij edicioni.
“The Sun” shkruan të premten se Liverpooli tashmë i ka ofruar kontratë të re Firminos, i cili më herët ka paralajmëruar largimin nga ekipi anglez.
Firmino ka kontratë me Liverpoolin deri në fund të këtij sezoni, ndërsa me kontratën e re do të mbetej të paktën deri në vitin 2025.
31-vjeçari ende po konsiderohet si lojtar i rëndësishëm për trajnerin Juergen Klopp dhe klubi po përpiqet ta bindë për ta firmosur kontratën e re.
Firmino ka shënuar tetë gola dhe ka asistuar katër herë në të gjitha garat këtë edicion. Braziliani luan te Liverpooli prej vitit 2015.