Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën
Sport

Roma i ofron kontratë Firminos

Roberto Firmino do të largohet nga Liverpooli në fund të sezonit kur edhe i skadon kontrata.

Në të kaluarën ka pasur raportime se Barcelona dhe Real Madridi janë interesuar për të, por të shtunën mediumi “fotbollskanalen” ka shkruar se Roma i ka ofruar Firminos kontratë dyvjeçare, me opsionin e vazhdimit edhe për një vit tjetër.

Firmino është 31-vjeçar, ndërsa ka fituar tituj të rëndësishëm me Liverpoolin.

Në 32 ndeshje të zhvilluara në këtë edicion në të gjitha garat, Firmino ka realizuar 11-të gola ndërsa ka kontribuuar edhe me pesë asistime.

Artikuj të ngjashëm