Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën
Sport

Barcelona mund të përforcohet me Firminon

Barcelona mund të përforcohet me brazilianin Roberto Firmino.

Kështu ka shkruar të shtunën mediumi anglez “Daily Mail”.

31-vjeçari do të largohet nga Liverpooli në fund të këtij sezoni, ndërsa interesim për shërbimet e tij kanë shprehur edhe Roma, Interi dhe skuadra nga elita e futbollit të Arabisë Saudite dhe Shteteve të Bashkuara të Amerikës.

Megjithatë, synim i Firminos është që edhe disa sezone të jetë pjesë e ndonjë skuadre në Evropë.

Firmino për momentin është i lënduar, ndërsa trajneri Juergen Klopp ka thënë se ai nuk do të jetë pjesë e skuadrës edhe për tri ndeshjet e ardhshme.

Më 20 maj, Firmino do ta zhvillojë ndeshjen e fundit në stadiumin “Anfield”.

Edhe Barcelona distancohet nga Firmino Sport Barcelona distancohet nga Firmino

Firmino ka shënuar 109 gola në 360 ndeshje për Liverpoolin.

Ai ka edhe 79 asistime.