Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën
Sport

Reali në garë për Firminon

Real Madridi po rivalizon skuadrat italiane për shërbimet e sulmuesit të Liverpoolit, Roberto Firmino. “Marca” shkruan të martën, se Reali është futur në garë për brazilianin, i cili në fund të këtij sezoni do të largohet nga Liverpooli.

Firmino do të mbetet lojtar i lirë pasi i skadon kontrata me Liverpoolin dhe te Reali po shihet si opsion i mirë për sulmin. Megjithatë, për t’i siguruar shërbimet e 31-vjeçarit, Reali duhet ta mposhtë konkurrencën e Juventusit dhe Interit, skuadra që gjithashtu kanë shprehur interesim për Firminon.

Këtë sezon Firmino ka shënuar 11 gola dhe ka asistuar 5 herë në të gjitha garat për Liverpoolin, ekip që iu bashkua në vitin 2015 nga Hoffenheimi.

Artikuj të ngjashëm