Juventusi është futur në garë për shërbimet e sulmuesit të Liverpoolit, Roberto Firmino. Kështu ka raportuar të hënën “Calciomercato”.
Në garë për futbollistin brazilian është edhe Real Madridi. Juventusi e sheh Firminon si zëvendësues të sulmuesit Dushan Vlahoviq, i cili dëshiron ta vazhdojë karrierën në ndonjë skuadër tjetër evropiane.
Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën.
Gazetaria profesionale është interes publik. Mbështetja juaj ndihmon që ajo të mbetet e pavarur dhe e besueshme. Kontribuoni edhe ju. 1 euro e bën dallimin.
Letër lexuesit — pse po kërkojmë mbështetjen tuaj Kontribuo31-vjeçari Firmino është lojtar i lirë. Ai nuk e vazhdoi kontratën me skuadrën angleze.
Reprezentuesi i Brazilit, pjesë e Liverpoolit ka qenë prej vitit 2015. Në sezonin e tij të fundit me fanellën e Liverpoolit ka shënuar 13 gola dhe ka asistuar pesë herë në 35 ndeshje.