Real Madridi është futur në garë për shërbimet e sulmuesit Roberto Firmino, raporton “Marca” të hënën. Mësohet se Reali po synon transferimin e Firminos në verë kur edhe i skadon kontrata me Liverpoolin.
Braziliani ende nuk ka pranuar rinovimin e kontratës me ekipin anglez dhe tashmë është kontaktuar nga Real Madridi për t’u transferuar në Spanjë.
31-vjeçari këtë sezon ka shënuar 9 gola dhe ka bërë 4 asistime në 21 paraqitje për Liverpoolin në të gjitha garat. Ai është pjesë e skuadrës së Liverpoolit prej vitit 2015 kur iu bashkua nga Hoffenheimi.
Artikuj të ngjashëm