Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën
Sport

Firmino i gatshëm të largohet nga Liverpooli në verë

Foto: Reuters

Sulmuesi Roberto Firmino është gati t’i japë fund paraqitjes së tij tetëvjeçare te Liverpooli, raporton “Mirror” të hënën.

Ai nuk ka vazhduar kontratën me klubin elitar të Anglisë që i skadon në verë. Interesim për sulmuesin brazilian kanë shprehur Atletico Madridi e Interi. Te skuadra nga Madridi e shohin Firminon si zëvendësues ideal i Joao Felixit.

Felix është i huazuar te skuadra e Chelseat, që pritet ta blejë kartonin e tij në fund të sezonit aktual. 31-vjeçari me Liverpoolin ka shënuar nëntë gola dhe ka kontribuar me katër asistime në 23 ndeshje në të gjitha garat.