Edicioni 2022/23 pritet të jetë i fundit për sulmuesin Roberto Firmino me fanellën e Liverpoolit.
“The Sun” ka raportuar të martën se Firmino ka vendosur përfundimisht të largohet nga Liverpooli në fund të këtij edicioni, kur edhe i skadon kontrata. Mësohet se braziliani ka refuzuar rinovimin e kontratës me ekipin anglez, pasi dëshiron që karrierën ta vazhdojë në një kampionat tjetër.
Mësohet se gjasat janë të mëdha që Firmino vitin e ardhshëm t’i bashkohet Juventusit, ekip me të cilin pritet të firmosë parakontratë në fillim të vitit të ardhshëm.
30-vjeçari është pjesë e Liverpoolit prej vitit 2018 kur iu bashkua nga Hoffenheimi, ndërsa këtë edicion ka tri gola e po aq asistime në shtatë paraqitje në të gjitha garat.