Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën
Sport

Firmino do ta rinovojë kontratën me Liverpoolin

Roberto Firmino pritet që ta rinovojë kontratën me skuadrën e Liverpoolit, që i skadon në vitin e ardhshëm. “Liverpool Echo” ka bërë të ditur se Liverpooli ka bërë gati ofertën për Firminon, të cilit do t’ia ofrojë rinovimin e kontratës deri në vitin 2025.

Sulmuesi brazilian gjithmonë ka deklaruar se dëshira e tij është të mbetet më gjatë te Liverpooli dhe thuhet se është i gatshëm ta pranojë ofertën.

Bisedimet mes palëve do të nisin në fund të këtij sezonin me Firminon që mund të mbetet në “Anfield Road” edhe për disa vite të tjera. 30-vjeçari iu pati bashkuar Liverpoolit në vitin 2015 nga Hoffenheimi, kurse këtë edicion ka shënuar 11 gola në 31 paraqitje në të gjitha garat.