Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën
Sport

Firmino do ta vazhdojë kontratën me Liverpoolin

Roberto Firmino pritet ta vazhdojë kontratën me Liverpoolin, raporton të martën “Sky Sports”.

Kontrata pritet të zgjatet deri në verën e vitit 2025. Firmino me Liverpoolin ka kontratë deri në qershor të këtij viti. Sulmuesi 31-vjeçar në edicionin aktual në Premier League ka shënuar shtatë gola dhe ka asistuar tri herë. Dy gola dhe një asistim i ka në gjashtë paraqitje në Ligën e Kampionëve.

Pjesë e Liverpoolit, braziliani është prej vitit 2015.