Atletico Madridi është futur në garë për sulmuesin e Liverpoolit, Roberto Firmino.
Lajmi është bërë i ditur të martën nga “Fichajes”. Mësohet se Atletico po synon transferimin e Firminos verën e ardhshme kur edhe i skadon kontrata me ekipin anglez. Firmino ende nuk ka rinovuar kontratën me Liverpoolin, pasi po dëshiron që karrierën ta vazhdojë në një kampionat tjetër.
30-vjeçari ka tri gola e po aq asistime në tetë paraqitje në të gjitha garat për Liverpoolin këtë edicion, ndërsa është pjesë e ekipit prej vitit 2015.
Krahas Atleticos, interesim për Firminon që në fund të këtij edicioni do të jetë lojtar i lirë, ka shfaqur edhe Juventusi.