Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën
Sport

Arsenali e dëshiron sulmuesin e PSG-së

Arsenali është në kërkim të një sulmuesi. Nga klubi londinez gjatë janarit mund të largohen Pierre- Emerick Aubameyang dhe Alexandre Lacazette.

Aubameyang ka pasur probleme te “Topçinjtë”, duke thyer rregullat e klubit, derisa francezi Lacazette nuk ka pranuar vazhdimin e kontratës.

Arsenali është duke tentuar të sjell në Londër sulmuesin e Paris Saint-Germainit, Mauro Icardi. Argjentinasi do të largohet nga ekipi francez pasi nuk bënë pjesë në planet e trajnerit Maurico Pochettino.