Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën
Sport

Arsenali nuk e kishte pranuar shkëmbimin Aubameyang – Icardi

Arsenali e kishte mundësinë që ta siguronte Mauro Icardin në shkëmbim me Pierre Emerick – Aubameyangun. “The Athletic” njofton se Arsenali e hodhi poshtë këtë mundësi në afatin kalimtar të janarit.

Pas këtij refuzimi, Arsenali e lejojë largimin e Aubameyangut i cili iu bashkua Barcelonës. Arsenali dhe sulmuesi nga Gaboni e shkëputën kontratën, pasi lojtari ishte suspenduar nga klubi shkaku i shkeljes së rregullores.

Aubameyangu nënshkroi për Barcelonën deri në vitin 2025 dhe ka klauzolë lirimi prej 100 milionë eurosh.