Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën
Sport

Arsenali rikthen interesimin për Lautaron

Lautaro

Arsenali është në kërkim të një sulmuesi për sezonin e ri.

Drejtuesit e klubit londinezë janë duke e kërkuar zëvendësuesin e Alexandre Lacazettes që do të largohet si futbollist i lirë në verë.

Sipas “The Times” trajneri Mikel Arteta po e synon transferimin e sulmuesit të Interit, Lautaro Martinez.

Drejtuesit e klubit zikaltër janë të gatshëm ta shesin argjentinasin në rast të ndonjë oferte të majme.

Lautaro po shihet si përforcim ideal për “Topçinjtë” për edicionin e ri.

Argjentinasi këtë edicion në të gjitha garat ka shënuar 21 gola.