Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën
Sport

Arsenali konfirmon largimin e Aubameyangut

Pierre-Emerick Aubameyang

Arsenali ka njoftuar se sulmuesi Pierre-Emerick Aubameyang është larguar nga klubi me marrëveshje të dyanshme.

Aubameyang 32-vjeçar po pritet t’i bashkohet Barcelonës si lojtar i lirë.

Ai te Arsenali ishte transferuar në janar të vitit 2018 nga Borussia Dortmundi për 63.75 milionë euro.

“I urojmë Aubas gjitha të mirat në kapitullin e radhës në karrierën e tij dhe e falënderojmë për kontributin për klubin”, thuhet në faqen zyrtare të Arsenalit.