Skuadra e Barcelonës ka zyrtarizuar transferimin e sulmuesit nga Gaboni, Pierre-Emerick Aubameyang, të cilin e ka prezantuar të mërkurën.
Aubameyang te Barcelona është transferuar si lojtar i lirë, pasi e ka shkëputur kontratën me skuadrën e Arsenalit.
Ai me ekipin nga La Liga ka firmosur kontratë deri në qershor të vitit 2025, por me opsionin që mund të largohet në verën e vitit të ardhshëm me një klauzolë lirimi në vlerë prej 100 milionë eurosh. Aubameyang ishte pjesë e Arsenalit prej vitit 2018 kur iu bashkua nga Borussia Dortmundi kurse këtë edicion për ekipin nga Londra ka shënuar shtatë gola në 15 paraqitje.
Artikuj të ngjashëm