Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën
Sport

Barcelona ia cakton çmimin Aubameyangut

Sulmuesi Pierre-Emerick Aubameyang do të largohet nga Barcelona gjatë këtij muaji. “Mundo Deportivo” ka njoftuar të martën se Barcelona tashmë ia ka caktuar çmimin 33-vjeçarit. Për kartonin e tij, Barça po kërkon 30 milionë euro.

Aubameyang iu bashkua Barcelonës në fillim të këtij viti si lojtar i lirë pasi e shkëputi kontratën me Arsenalin, ndërsa këtë edicion ka vetëm tetë minuta lojë në La Liga.

Ai ka kontratë me Barcelonën deri në vitin 2025, ndërsa pritet t’i bashkohet Chelseat, ekip me të cilin është raportuar se ka arritur marrëveshje personale.

Artikuj të ngjashëm