Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën
Sport

Edhe Unitedi synon Aubameyangun

Pas Chelseat, edhe Manchester Unitedi ka shprehur interesim për shërbimet e sulmuesit të Barcelonës, Pierre-Emerick Aubameyang.

“The Sun” raporton të shtunën se Unitedi po insiston në transferimin e Aubameyangut, pasi trajneri Erik ten Hag është në kërkim të një sulmuesi.

Aubameyang është i gatshëm të kthehet në Premier League, ndërsa Barcelona për kartonin e tij po kërkon 30 milionë euro.

Unitedi do të përpiqet deri në fund të afatit kalimtar ta sigurojë Aubameyangun përpara Chelseat.

33-vjeçari ka kontratë me Barcelonën deri në vitin 2025 kurse këtë edicion ka luajtur vetëm tetë minuta në La Liga.

Aubameyang iu bashkua Barcelonës si lojtar i lirë në fillim të këtij viti.