Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën
Sport

Chelsea arrin marrëveshje për Aubameyangun

Pierre-Emerick Aubameyang do ta vazhdojë karrierën në Premier League, te skuadra e Chelseat.

“Sport” ka njoftuar të enjten se Chelsea ka arritur marrëveshje me Barcelonën për transferimin e sulmuesit nga Gaboni.

Bëhet e ditur se Chelsea për Aubameyangun, ka përfshirë në marrëveshje edhe Marcos Alonson, i cili do t’i bashkohet Barcelonës. Kështu që, londinezët do të paguajnë 7.5 milionë euro për kartonin e 33-vjeçarit. Aubameyang iu bashkua Barçës në fillim të këtij viti si lojtar i lirë pasi e shkëputi kontratën me Arsenalin.