Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën
Sport

Ajeti shënon në derbin e shqiptarëve në Zvicër

Albian Ajeti ka shënuar për Baselin në fitoren 1 me 3 ndaj Zurichut në gjysmëfinale të Kupës së Zvicrës.

Ai realizoi në minutën e dytë shtesë në fund të lojës për 0 me 3, dy minuta para se Odey të ngushtonte rezultatin.

Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën.

Gazetaria profesionale është interes publik. Mbështetja juaj ndihmon që ajo të mbetet e pavarur dhe e besueshme. Kontribuoni edhe ju. 1 euro e bën dallimin.

Letër lexuesit — pse po kërkojmë mbështetjen tuaj Kontribuo

Në ndeshjen mes dy skuadrave zvicerane, u paraqitën disa futbollistë shqiptarë.

Te Baseli luajtën Ajeti nga fillimi dhe Edon Zhegrova në minutat shtesë. Toni Domgjoni u paraqit te Zurichu nga fillimi e Benjamin Kololli u inkuadrua në minutën e 69-të.