Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën
Futboll

Shaqiri shënon gol në finale të Kupës së Zvicrës

Xherdan Shaqiri

Xherdan Shaqiri ka shënuar gol për Baselin në finale të Kupës së Zvicrës. Shaqiri shënoi golin e epërsisë 2:1 nga penallti në ndeshjen kundër Bielit të kategorisë së tretë të futbollit zviceran.

Ai ishte i saktë nga pika e 11-të metërshit në minutën e 67-të.

Për Baselin po luajnë edhe sulmuesi Albian Ajeti dhe mesfushori Leon Avdullahu. Yll Avdyli është në bankën e rezervistëve te Bieli.