Baselit i ka munguar shkëlqimi në fitoren 4:1 ndaj Bielit në finale të Kupës së Zvicrës, të dielën. Xherdan Shaqiri e shënoi një gol nga penalltia, por ylli i Baselit nuk është i kënaqur me paraqitjen.
“Menjëherë pas ndeshje, gjithnjë e keni paraqitjen në mendje. Jam i dëshpëruar që nuk ofruam paraqitje të shkëlqyer”, ka thënë Shaqiri për SRF.
“Ende më duhet kohë. Jam lojtar ambicioz dhe gjithnjë dua paraqitje të nivelit më të lartë. Por natyrisht jam i lumtur që fituam Kupën, ndonëse nuk ishte paraqitja jonë më e mirë”, ka shtuar 33-vjeçari.
Bieli garon vetëm në kategorinë e tretë zvicerane, por i bëri shumë rezistencë Baselit, që tashmë ka fituar titullin e kampionit të Zvicrës.
Shaqiri ka lavdëruar Bielin për paraqitjen.
“Më ka befasuar me paraqitjen. Komplimente të mëdha për Bielin. Te kjo skuadër kanë luftuar deri në fund. Kemi fituar dy trofetë dhe jam shumë krenar me atë që kemni arritur”, ka thënë Shaqiri.