Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën
Futboll

Shaqiri shënon gol nga një kënd i vështirë

Xherdan Shaqiri

Xherdan Shaqiri në fushë hyri në minutën e 60-të, ndërsa 15 minuta më vonë, ylli i Baselit shënoi gol.
Ishte goli i parë i Shaqirit këtë edicion me fanellën e Baselit në Superligën e Zvicrës.

Shaqiri realizoi nga një kënd i vështirë golin për 4:1.

Ai pranoi një top nga Asane Sow, bëri disa lëvizje para me top dhe shënoi gol me goditje me këmbën e majtë.

Baseli e fitoi 4:2 ndeshjen në shtëpi kundër kampionit të Zvicrës, Thunit.

Albian Ajeti te Baseli e Valmir Matoshi te Thuni e përcollën nga stoli ndeshjen e xhiros së tretë të Superligës së Zvicrës.

Baseli ka dy fitore e një humbje, ndërsa Thuni ka një fitore e dy humbje.