Xherdan Shaqirin po e shqetëson fakti që Baseli ka mbetur shumë prapa këtë edicion në garën për titull kampioni.
Baseli të dielën e pësoi disfatën e tetë të edicionit. U mposht nga Luzerni në udhëtim me rezultatin 4:2.
Baseli, që është kampion në fuqi i Zvicrës, ka 40 pikë dhe renditet në pozitën e pestë. Thuni është lider me 58 pikë.
Sulmuesi Shaqiri në një intervistë për “Basler Zeitung” është shprehur i dëshpëruar që Baseli po e përfundon edicionin pa trofe.
“Ne fitojmë si ekip dhe humbim si ekip. Më prek gjithmonë kur Baseli e përfundon sezonin pa asgjë të fituar. Sipas mendimit tim, Baseli duhet të jetë gjithmonë në garë për trofe. Të gjithë zhgënjehen kur gjërat nuk shkojnë ashtu. E sidomos unë, pasi ende kam uri për suksese. Pas këtij edicioni duhet t’i nxjerrim përfundimet e duhura dhe ta kthejmë Baselin atje ku e ka vendin sa më shpejt të jetë e mundur”, u shpreh ish-reprezentuesi i Zvicrës.
Edhe
Shaqiri nuk e mendon largimin nga Baseli
34-vjeçari Shaqiri është kapiten i Baselit. Edicionin e kaluar e udhëhoqi drejt titullit të kampionit dhe Kupës së Zvicrës.
Në 38 ndeshjet e zhvilluara në të gjitha garat këtë edicion ka kontribuar me 15 gola dhe 13 asistime.