Baseli nuk do të luajë në Evropë në edicionin e ardhshëm. Dhe te skuadra zvicerane do të ketë ndryshime të shumta.
Por a do të qëndrojë Xherdan Shaqiri, kapiteni i skuadrës?
Presidenti i Baselit, David Degen, është pyetur për raportimet për largim të Shaqirit dhe Flavius Daniliuc.
“Do të shohim çka do të ndodhë, por nuk mendoj se do të largohen”, ka thënë Degen për “bluewin.ch”.
“Për mendimin tim, ekipi ishte më i vjetër se që duhej këtë edicion. Por na duhen liderë të stabilizuar që mund të shfaqen dhe ta udhëheqin ekipin”.
34-vjeçari Shaqiri këtë edicion i ka 11 gola e dhjetë asistime në 33 paraqitje kampionale për Baselin, kampionin e vitit të kaluar. Ai ka kontratë me klubin zviceran edhe për një vit.