Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën
Futboll

Shaqiri nuk do ta vazhdojë kontratën me Baselin

Xherdan Shaqiri

Xherdan Shaqiri nuk do ta vazhdojë kontratën me skuadrën e Baselit, shkruan të martën “Schweizheute”. 

Shaqirit i përfundon kontrata në verën e vitit të ardhshëm. 

35-vjeçari u kthye te Baseli në vitin 2024 si lojtar i lirë. 

Shaqiri dha një kontribut të rëndësishëm për Baselin në fitimin e titullit të kampionit të Zvicrës dhe Kupës së Zvicrës në edicionin 2024/25.

Ai këtë edicion në 14 ndeshjet e zhvilluara në të gjitha garat ka kontribuar me tri gola dhe një asistim.