Kapiteni i Baselit, Xherdan Shaqiri, do të mungojë disa javë për shkak të lëndimit të pësuar të martën në stërvitje.
Kampioni në fuqi i Zvicrës, Baseli, të premten njoftoi se Shaqiri nuk do të jetë në dispozicion për ndeshjen e ardhshme në shtëpi ndaj Sionit. Rikuperimi i tij kërkon disa javë.
34-vjeçari këtë edicion i ka 11 gola e dhjetë asistime në 31 paraqitje kampionale.
Shaqiri për kohë të gjatë në karrierë ka pasur telashe me lëndime muskulore. Por pas kalimit te Baseli ka stabilizuar gjendjen fizike dhe ka munguar pak.